Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte ka paralajmëruar se karantina në Itali, vendi i cili më së shumti është goditur me epideminë e koronavirusit në Evropë, do të vazhdojë edhe pas 3 prillit.
Në Itali të mërkurën janë lajmëruar 475 raste të vdekjeve nga koronavirusi, më së shumti për një ditë prej fillimit të epidemisë.
Autoritetet para një jave kanë vendosur karantinë në gjithë vendin i cili ishte dashur të jetë në fuqi deri më 3 prill.
“Janë futur masat për shkak të cilave janë mbyllur një numër i madh i kompanive… edhe ato të cilat kanë të bëjnë me shkolla, vetëm mund të vazhdojnë”, ka thënë Conte për gazetën “Corriere della Sera”./Insajderi.com.