Conte mund të ndryshoj formacionin në sfidën ndaj Lazio-s

Conte mund të ndryshoj formacionin në sfidën ndaj Lazio-s

Në ambientet e Inter-it mbetet dyshimi i lidhur me formën e Arturo Vidalit. Gjatë dy ditëve të fundit kanë dal lajme pozitive lidhur me riaftësimin e kilianit pas dëmtimit të pësuar në gju në “Artemio Franchi” kundër Fiorentinës, në fitoren 2:0, njofton Isnajderi.

Sipas “Corriere dello Sport”, gjithçka do të jetë më e qartë mes ditës së sotme, por për momentin favorit mbetet Roberto Galiargdini, për të kompletuar repartin së bashku me Barellën dhe Brozoviçin.

Edhe në mbrojtje mund të konfirmohet ndryshimi i Bastonit me Kolarovin. Ndërsa për pjesën e mbetur, pritet të konfirmohet skema tradicionale 3-5-2 me Perisiçin në të majtë, por në sulm mund të jetë surpriza Sanchez në vend të Lukakut. /Insajderi.com