Conte pas barazimit ndaj Parmës: Nëse nuk shënon, nuk fiton

Conte pas barazimit ndaj Parmës: Nëse nuk shënon, nuk fiton

Trajneri i Interit, Antonio Conte, kritikoi skuadrën për sa i përket shpërdorimit të rasteve për të shënuar. Pas barazimit të vuajtur 2-2 me Parmën, trajneri italian theksoi se ekipi i tij është i “brishtë” në fazën sulmuese teksa nuk tregohet i saktë për rastet që krijon, njofton Insajderi.

“Takimi ishte i vështirë. Dominuam, shikoni statistikat, por rrezikuam të humbisnim. Nëse nuk shënon në futboll, nuk fiton. Sot bëmë shumë gabime, kjo nuk është gjë e mirë. Për aq raste sa krijojmë ne nuk arrijmë të shënojmë, duhet të jemi më ligj para portës, këtë e pati Parma”, tha fillimisht Conte.

Më tutje, tekniku italian vazhdon, “kur krijon shumë raste, do të thotë se faza ofensive është e mirë, por na mungon finalizimi. Në metrat e fundit, jemi të brishtë. Përkushtimi është maksimal, por duhet të jemi më të saktë. Parma ishte perfekte, dy raste, dy gola. Kur nuk shënon, nuk fiton dot. Rivalët nuk na godasin shumë portën, por kur e bëjnë këtë, kanë përqindje më të madhe të shënimit të golave. Ndeshje të tilla duhet të fitohen”, tha pas ndeshjes ish trajneri i Juventus dhe Chelsea. /Insajderi.com