Corbyn: Marrëveshja më e keqe prej asaj të cilën e arriti Theresa May

Lideri i Partisë Laburiste Jeremy Corbyn e ka dënuar marrëveshjen mbi Brexitin të cilën e ka arritur kryeministri Boris Johnson me Bashkimin Evropian, duke e quajtur zgjidhje me e keqe prej asaj të cilën e ka arritur ish kryeministrja britanike Theresa May.

Corbyn: Marrëveshja më e keqe prej asaj të cilën e arriti Theresa May

Nga ajo që e dimë, duket se kryeministri ka arritur një marrëveshje më të keqe prej asaj të Theresa May, e cila është refuzuar në parlament, ka kumtuar Corbyn, transmeton AP.

Corbyn ka thënë se “marrëveshja nuk do ta bashkojë vendin dhe se duhet të refuzohet”.

Mënyra më e mirë që të zgjidhet çështja e Brexitit është që qytetarët ta japin fjalën e fundit dhe të votojnë, ka vlerësuar ai.

Partia Demokratik Unioniste e Irlandës Veriore po e kundërshton marrëveshjen e Britanisë së Madhe me Bashkimin Evropian mbi Brexitin, sepse nuk mund ta përkrahin atë çfarë po propozohet për dogana, transmeton AP.

Pa përkrahje të 10 votave të kësaj partie në parlament, kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson mund të ketë probleme për ratifikimin e marrëveshjes me BE në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, i cili pritet deri në fund të javës.

Pas lajmit mbi marrëveshjen mbi Brexitin, funta është forcuar, kështu prej 1,2805 ndaj dollarit, sa ishte sot në mëngjes, u rrit në 1,2934, pretendon AP./Insajderi.com.