
Bota vazhdon të përballet me pandeminë e coronavirus-it, me më shumë njerëz që kontraktojnë COVID-19 ndërsa ditët kalojnë. Ndërsa shumë janë shëruar, disa kanë vdekur nga komplikimet e sëmundjes. Këta janë emrat e disa figurave të shquara nga Hollywood që ndërruan jetë.
Terrence McNally, një dramaturg i katër herë fitues i Tony Award, vdiq në 24 Mars në moshën 81 vjeçare nga ndërlikimet nga coronavirus-i. Punimet e tij përfshinin “”Love! Valour! Compassion!” dhe “Frankie and Johnny in the Clair de Lune”, i cili më vonë u bë një film me Michelle Pfeiffer dhe Al Pacino.
Lucia Bosè, aktorja italiane, e cila luajti në filma të tillë si “Historia e një marrëdhënie dashurie” të Michelangelo Antonioni (1950) dhe “Vdekja e një çiklisti” të Juan Antonio Bardem (1955), vdiq në 23 mars të pneumonisë pas kontraktimit të COVID-19, sipas The Guardian. Ajo ishte 89 vjeçare.
Mark Blum, i cili luajti në filmin “Desperately Seeking Susan”, “Crocodile Dundee” dhe serialin e Netflix “You”, vdiq në 26 Mars nga komplikimet e coronavirus-it. Aktori i skenave të New York City ishte 69 vjeçar.
Joe Diffie, këngëtari i muzikës kantri fitues i çmimit Grammy vdiq 29 Mars për shkak të komplikimeve nga coronavirus-i. Ai kishte dhënë lajmin për sëmundjen 2 ditë para se të ndërronte jetë.
Alan Merrill, muzikanti amerikan i muzikës rock, i njohur më së miri për këngën “I Love Rock ‘n’ Roll”, vdiq në 29 Mars nga ndërlikimet me coronavirus. Ai ishte 69 vjeçar.
Ellis Marsalis Jr., legjenda e xhazit në New Orleans dhe babai i Wynton dhe Branford Marsalis, vdiq në moshën 85 vjeçare nga komplikimet COVID-19, tha Branford. “Ellis Marsalis ishte një legjendë. Ai ishte prototipi i asaj që duam të themi kur flasim për xhazin e New Orleans… Ai ishte një mësues, baba dhe një ikonë – dhe fjalët nuk janë të mjaftueshme për të përshkruar artin, gëzimin dhe mrekullinë që ai i tregoi botës”, tha gjithashtu kryetari i bashkisë së New Orleans, LaToya Cantrell.
Allen Daviau, një kinematograf 5 herë i nominuar për çmimin Oscar, vdiq më 15 Prill në moshën 77 vjeçare. Ai shpesh bashkëpunoi me Steven Spielberg, dhe punoi në filma të tillë si “E.T. The Extra-Terrestrial” dhe “The Color Purple”.
Burimi: The Wrap