Arbnor Luta
Ish futbollisti i Partizanit të Shqipërisë, thotë se nuk është testuar për virusin corona dhe se nuk ia ka frikën aspak, por që duhet të treguar kujdes. “Unë nuk kam bërë ende testet, nuk ja kam frikën. Ne kishim ndeshjen me Malmon në Superkupën e Suedisë, por u anulua për shkak të virusit. Të hënën do të njoftohemi për vendimet e reja”.

Mesfushori sulmuesi rrëfen momentin kur dëgjoi se virusi ka arritur edhe në shtetin suedez. Ai në momentin kur u njoftua për këtë, thjesht i është drejtuar Zotit duke bërë lutjet e zakonshme. “Në momentin që dëgjova për virusin, i jam drejtuar Zotit me lutje, pasi vetëm ai mund të vendos se çfarë do të ndodhë me ne. Dua të dërgoj një mesazh për popullin shqiptar, që të mos dalin nga shtëpitë e tyre dhe se do ta mposhtin virusin”.
Fantazisti deri më tani është paraqitur në disa ndeshje miqësore, duke shënuar edhe gol.
Kampionati suedez i njohur “Allsvenskan” ishte paraparë që të fillonte me katër prill, por tashmë është shtyrë deri në një vendim të ri nga federate suedeze. /Insporti.com/