Coronavirusi edhe në Spanjë – mbyllen hotelet

Coronavirusi edhe në Spanjë – mbyllen hotelet

Një hotel në Tenerife në Ishujt Kanarie të Spanjës është bllokuar, pasi një mjek italian që ishte për vizitë këtu testoi pozitiv për koronavirus.

Qindra të ftuarve në Hotelin” H10 Costa Adeje Palace” u është thënë të qëndronin në dhomat e tyre përderisa kryhen testet mjekësore, raportojnë mediat spanjolle.

Mjeku raportohet se është nga rajoni i Lombardisë, ku autoritetet italiane po luftojnë me një shpërthim të virusit Covid-19.

Rastet globale të virusit kanë kaluar shifrën 80,000, me shumicën dërrmuese në Kinë.

Përhapja e koronavirusit ka vazhduar të godasë tregjet financiare, përderisa përpjekjet për ta kontrolluar virusin po rriten.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të hënën se bota duhet të bëjë më shumë për t’u përgatitur për një pandemi të mundshme – një situatë kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht midis njerëzve në shumë vende.

OBSH tha që ishte shumë herët për ta etiketuar shpërthimin si të tillë, por vendet duhet të jenë “në fazë gatishmërie”.