
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se në njëzetekatër orët e fundit nuk ka pasur asnjë vdekje si pasojë e Coronavirusit.
AI ka falënderuar punonjësit e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për punën e palodhshme.
“Falënderoj punonjësit e palodhshëm të Institutit, për përkushtimin e madh nga 13 marsi kur u shfaq rasti i parë me Covid-19 si dhe për kujdesin dhe shërbimet e ofruara për qytetarët dhe për luftimin e pandemisë”, ka shkruar Zemaj.
Deri më tani Kosova ka regjistruar 615 raste të vdekjes. /Insajderi.com
Kosova edhe sot po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19.Falënderoj punonjësit e…
Gepostet von Armend Zemaj am Dienstag, 22. September 2020