Coronavirusi në derën e LDK-së

Me coronavirus është infektuar kryetari LDK-së, Isa Mustafa dhe zyrtarë tjerë të partisë.

Coronavirusi në derën e LDK-së

Coronavirusi është përhapur shumë në partinë e cila udhëheqë Qevërinë e Kosovës, LDK-në.

Pas shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashit, deputeti, Haxhi Avdyli, deputeti, Visar Hoti, poashtu pozitiv ka dalur edhe ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku.

Por, tash edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka rezoltuar pozitiv me COVID-19.

Vet, Mustafa e ka konfirmuar këtë në rrjetin social, Facebook duke treguar se pas testimit ka dalur pozitiv me coronavirus.

Poashtu edhe zyrtarë të tjerë të LDK-së kanë rezultuar pozitiv me coronavirus. Ky virus në muajin e fundit është përhapur jashtëzakonisht shumë në vendin tonë, vetëm të të enjtën u raportuan 207 raste të reja. /Insajderi.com/