Coronavirusi një sfidë për Kosovën

Raste të shumta me Coronavirus në Kosovë në dy muajtë e fundit.

Coronavirusi një sfidë për Kosovën

194 raste të reja me Coronavirus janë regjistruar të mërkurën, teksa Qeveria e Kosovës ka marrë vendime për masa të reja parandaluese nga COVID-19.

Po bëhen gati dy muaj që kur në Kosovë kanë nisur të shtohen dukshëm rastet me Coronavirus, krahasuar me fazën kur vendi gjendej në izolim të plotë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka apeluar për kujdes. Tashmë maska është bërë edhe praktikisht obligative pasi qytetarët po ndëshkohen në rrugë nga forcat e rendit për mos mbajtjen e maskës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik çdo ditë po raportojnë për rastet e reja me Coronavirus nga ora 15:00.

Numri i vdekjeve po ashtu ka shkuar me rreth 200. /Insajderi.com/