Coronavirusi- Përfaqësuesi i prodhuesve kosovarë paralajmëron ‘cunam ekonomik’ në vend

Coronavirusi- Përfaqësuesi i prodhuesve kosovarë paralajmëron ‘cunam ekonomik’ në vend

Drejtori i ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha  ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të reagoj shpejtë në ekonomi si masë parandaluese nga rreziku i Coronavirusit.

Ai në një intervistë për InDoks ka treguar disa nga krizat që mund t’i kapëlojnë bizneset kosovare, duke paralajmëruar kështu ‘cunam ekonomik’.

“Virusi ka të bëjë me një pandemi, po dëmi është duke u shkaktuar edhe në ekonomi, por çështja është se si do të menaxhohet ky dëm i madh. Për momentin qeveria  nuk ka dalë me hapa konkret, që të përkrah bizneset për tejkalimin e kësaj, gastronomia humb mbi 1 milion euro gjatë ditës, kjo humbje është duke u bart në sektorin privat. Nga aspekti ekonomik është duke u lërë anash, kjo është luftë që duhet të jetë në dy fronte duke e kontrolluar përhapjen e virusi por të njëtjën kohë duhet qeveria të fokusohet në përkrahjen e bizneseve që ekonomia nuk guxon të ndalet sepse pasojat janë të mëdha”, ka thënë Panxha.

Pasi, rrjeti i bizneseve po tenton që të furnizoj vendin, Panxha ka thënë që ata tash janë duke hasur edhe në probleme që rrjedhin krejt si pasojë e mos koordinimit të institucioneve mes vete.

“Sot kemi mungesë të kordinimit total mes institucioneve të ndryshëm është marrë vendimi i Ministrisë së Brendshme, ku i lejohet transporti i mallrave jashtë me shoferë nga jashtë, sepse i ka dorëzat dhe maskat nëpër kufi. Policia nuk është duke lejuar, hyrjen e mallrave në Kosovë, unë vazhdimisht kam pas kontakte prej bizneseve që të ndikojnë në Polici, që të lejohet të futen mallrat sepse policia thotë me hy në karantinë  në hiearkinë shtetërore”, ka shtuar Panxha.

InDoks në këtë episod do të trajtojë situatën me biznes në vend, pas konfirmimit të rasteve të para me ‘CoVID-19’. Sa u keqpërdor ajo nga biznesi? Sa do ta dëmtoi kjo situatë vetë biznesin? Sa do të humbin punëtorët, sidomos ata të sektorit privat? Çka po bënë shteti në këtë mes? Janë vetëm disa nga pyetjet që marrin përgjigje.

InDoks | Biznes në kohë pandemie

InDoks | Biznes në kohë pandemie

Gepostet von Insajderi am Sonntag, 22. März 2020