Correa shumë afër kalimi te PSG

Correa shumë afër kalimi te PSG

Sulmuesi i Lazios, Joaquin Correa është shumë afër të transferohet te gjigandët francez, PSG, transmeton Insajderi.

18 milionë euro plus Pablo Sarabia pritet të përfshihen në marrëveshjen mes dy klubeve.

Duket se negociatat janë në një fazë të avancuar tani, me një marrëveshje potencialisht të afërt, shkruan SportItalia.

Correa nuk është pjesë e planeve të trajneri të ri, Maurizio Sarri, por është shënjestër e PSG.

Raportohet se Lazio kanë pranuar ofertën e PSG në të cilën përfshihet Sarabia, derisa zyrtarizimi i tij te klubi francez pritet të bëhet së shpejti.

26-vjeçari është pjesë e Lazio që nga viti 2018 ku u transferua nga Sevilla për 15 milion euro, ndërsa edicionin e kaluar ai shënoi 11 gola dhe dhuroi gjashtë asistime në 38 ndeshje për skuadrën nga Roma në të gjitha garat./Insajderi.com