“Corriere della Sera”: Muriqi kërkohet nga tre ekipe angleze, mes tyre Manchester United

“Corriere della Sera”: Muriqi kërkohet nga tre ekipe angleze, mes tyre Manchester United

Vedat Muriqi nuk ka kaluar një sezon aspak të mirë tek skuadra e Lazios, ku nuk ka arritur dot të tregojë vlerat e tij duke shënuar vetëm dy gola në 24 ndeshje me lacialët, njofton Insajderi.

Muriqi u transferua verën e kaluar pas një sezoni fantastik me turqit e Fenerbaçes, por si duket drejtuesit e Lazios janë penduar për blerjen e tij pasi shpenzuan gati 20 milionë euro për ta marrë ne ekip.

Penalltia e shkaktuar ndaj Bayernit në Ligën e Kampionëve, shkaktoi irritim të madh tek tifozët kryeqytetas, të cilët vërshuan në kritika drejt ekipit të tyre për shtatlartin e Kosovës.

Sipas prestigjiozes italiane “Corriere della Sera”, Muriqi po kërkohet nga skuadrat angleze të Burnley, Tottenham dhe Manchester United.

“Djajve të Kuq”, me largimin e Cavanit do t’iu duhej një zëvendësues me karakteristika të njëjta pasi dhe shtatlarti Muriqi është një lojtar që luan futboll fizik.

Edhe tek Tottenhami shihet si zëvendësues ideal i sulmuesit anglez, Harry Kane. Gjithsesi të gjitha këto zëra mbeten në kuadër të aludimeve, pasi nuk ka asgjë zyrtare. /Insajderi.com