COVID-19 dhe gjumi: Çfarë është covidinsomnia?

COVID-19 dhe gjumi: Çfarë është covidinsomnia?

Ngrini dorën nëse keni pasur një ndryshim të madh në rutinën tuaj të përditshme dhe jeni ndjerë më të stresuar që nga fillimi i pandemisë. Sipas Dr. Rachel Manber, Profesor i Psikiatrisë dhe Shkencave të Sjelljes dhe Drejtor i Programit të Shëndetit të Gjumit dhe Pagjumësisë (SHIP), kjo nuk është e rastësishme, njofton Insajderi.

“Dy kontribuuesit kryesorë në përkeqësimin e mundshëm të gjumit janë ndryshimet në nivelet e stresit dhe ndryshimet në sjelljet e gjumit”, shpjegon ajo. Pra, ka kuptim të plotë që gjumi (për të mos përmendur ëndrrat e çmendura të stresit) do të ishte një problem i madh për shumë njerëz tani.

Nëse jeni duke u rikuperuar nga COVID-19, simptomat tuaja mund të ndikojnë në gjumin tuaj – këto simptoma mund të përfshijnë ethe dhe të dridhura, dhimbje muskulore, dhimbje koke, gulçim, dhimbje fyti, mbingarkesë, të përziera, të vjella dhe diarre. /Insajderi.com