Covid-19 – Dy pacientë në gjendje kritike në QKUK

Covid-19 – Dy pacientë në gjendje kritike në QKUK

Në Klinikën Infektive në QKUK, sipas raportit ditor, janë të hospitalizuar gjithsej 61 pacientë.

Me Covid-19 janë 47 raste, për 10 raste piten rezultatet e mostrave, kurse 4 raste kanë rezultuar negativ në Covid-19, thekson raporti ditor i QKUK-së.

Ndërsa bëhet e ditur se nga gjithë të sëmurit me Covid-19, 41 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe janë nën përkujdesjen intensive, ndërsa 2 pacient ndodhen në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik.