COVID-19: Dy vdekje në Spitalin e Gjilanit

COVID-19: Dy vdekje në Spitalin e Gjilanit

Dy persona kanë ndërruar jetë në mbrëmjen dhe mëngjesin e fundit si pasojë e virusit COVID-19 në Spitalin e Gjilanit.

Një grua 77 vjeçare nga Kamenica dhe një burrë 60 vjeçar nga Gjilani nuk arritën ta fitonin betejën kundër Coronavirusin.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi.com, e ka konfirmuar nënkryetari i kësaj Komunës së Gjilanit, Arbër Ismaili.

“Po është e vërtetë që kanë vdekur dy persona në spitalin tonë si pasojë e Coronavirusit, një është nga Gjilani dhe një tjetër nga Kamenica”, tha ai.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në raportin e fundit të së dielës për bilancin e COVID-19, ka deklaruar se deri më tash në Kosovë kanë ndërruar jetë 630 persona. /Insajderi.com