COVID-19: Edhe po doli vaksina “jeta s’do t’i kthehet normalitetit në pranverë”

Vaksina shpesh është parë si “kupa e shenjtë” që do t’i jap fund pandemisë, por një raport nga disa ekspertë që u bënë bashkë nga “Ryoal Society”, konkludon se duhet të jemi “realistë” në atë se çfarë konkretisht vaksina mund të arrijë.

COVID-19: Edhe po doli vaksina “jeta s’do t’i kthehet normalitetit në pranverë”

Edhe nëse arrihet deri tek një vaksinë për Coronavirusin, përsëri jeta nuk do t’i kthehet normalitetit në pranverën e ardhshme. Kështu thonë disa nga ekspertët kryesorë në botë, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Vaksina shpesh është parë si “kupa e shenjtë” që do t’i jap fund pandemisë, por një raport nga disa ekspertë që u bënë bashkë nga “Ryoal Society”, konkludon se duhet të jemi “realistë” në atë se çfarë konkretisht vaksina mund të arrijë.

Sa u përket vaksinave, janë më shumë se 200 lloje që po provohet të dalin sa më shpejt që është e mundur, nga shkencëtarë të ndryshëm nëpër botë, në një proces që po zhvillohet me një shpejtësi të paparë.

“Vaksina na jep një shpresë të madhe që potencialisht do t’i jap fund pandemisë, por ne e dimë se historia e zhvillimit të vaksinës është zhvilluar me shumë dështime paralelisht”, thotë Fiona Culley, doktoresha nga Instituti Kombëtar i Zemrës dhe Mushkërive në “College London”.

Ndërsa Nilay Shah, shef i sektorit për inxhiniering kimik në po të njëjtin Institut pohon se “edhe kur vaksina të jetë gati nuk do të thotë se brenda muaji çdo kush do të vaksinohet”.

“Procesi do zgjas me muaj, mbase edhe një vit. S’bëhet pyetje që jeta do t’i kthehet normalitetit brenda muajit mars të vitit të ardhshëm”./Insajderi.com