COVID 19: Efektet anësore të dezinfektuesve të duarve

COVID 19: Efektet anësore të dezinfektuesve të duarve

Për të parandaluar shpërndarjen e Covid 19, janë bërë disa rekomandime nga ekspertët dhe dezinfektimi i duarve, është një nga kryesorët, nga këto rekomandime, raporton Insajderi

Por a i dini efektet anësore të dezinfektuesve? Janë gjithsej 9 efekt anësore që mund të shkaktohen nga përdorimi i tyre:

1 – Rreziku nga Ekzema (Ekzema është një nga sëmundjet më të përhapura dermatologjike, në të gjithë botën. Pavarësisht pamjeve që mund të keni parë dhe që fillimisht mund t’ju kenë frikësuar, ekzema është një sëmundje e lëkurës dhe mbetet vetëm në lëkurë, d.m.th. nuk prek organet e brendshme dhe nuk rrezikon jetën e pacientit)

2 – Irritimi i lëkurës (Përdorimi i shpeshtë i tij mund të shkaktojë acarim të lëkurës, ose tharje të lëkurës. Nëse ju keni lëkurë të ndjeshme, efektet mund të jenë më të këqija. Tharja është shkaktuar nga alkooli)

3 – Feritlitet (Disa nga llojet e dezinfektuesve me përbëje nga Triklosani, mund të dëmtojnë qelizat pjellore si dhe në zhvillimin e feuesit)

4 – Rezistencë ndaj antibiotikëve (Ekspozimi ndaj Triklosanit rrit mundësinë e baktereve që zhvillojnë rezistencë ndaj antibiotikëve)

5 – Çrregullim të hormoneve (triklosani i pranishëm në një santizues të duarve gjithashtu shkakton probleme të hormoneve. Kjo bën që bakteret të përshtaten me vetitë e tij antimikrobike, gjë që krijon më shumë shtame rezistente ndaj antibiotikëve)

6 – Dëmton sistemin imunitar (Disa nga përbërësit e tij, mund të dëmtojnë sistemin imunitar)

7 – Dëmtime në zhvillimin e trupit (Një sanitizues dore që ka shumë aromë mund të ngarkohet me kimikate toksike si phthalates dhe parabens. Phthalates janë prishës endokrine që mund të ndikojnë në zhvillimin dhe riprodhimin e trupit të njeriut. Parabens janë kimikate që mund të ndikojnë negativisht në funksionimin e hormoneve, pjellorinë, rezultatet e lindjes dhe zhvillimin riprodhues)

8 – Qrregullimi i lëkurës (Shfrytëzimi i tepërt i sanitizuesve të duarve me bazë alkooli për të mbrojtur kundër mikrobeve dhe patogjenëve që shkaktojnë infeksion, mund të rrisin në mënyrë të kundërt rrezikun e infeksionit përmes çrregullimeve të lëkurës)

9 – Helmimi (shumë sanitizues të duarve përmbajnë nivele shumë të larta të alkoolit, mjekët dëshmojnë raste të helmimit nga alkooli kur bëhet i imët, sidomos tek fëmijët)

Sipas ekspertëve, mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen dhe për të mbajtur pastërtinë, është larja e duarve me sapun, me ujë të vokët për rreth 30 sekonda/Insajderi.com