Pamela Anderson është martuar me truprojën e saj, me të cilin u dashurua gjatë bllokimit të Coronavirus-it, zbulon Daily Mail, transmeton Insajderi.
Kjo njëherësh është edhe hera e katërt që ajo po martohet. Anderson u martua me Dan Hayhurst një ndërtues nga qyteti i saj, në një ceremoni intime ne shtëpinë e saj në Ishullin Vankuver, në Kanada. Ceremonia u mbajt në vigjiljen e Krishtlindjes.
Për DailyMailTV, Anderson tha: “Kjo është pikërisht ku kam nevojë të jem – në krahët e një burri që me të vërtetë më dashuron”.
Ylli gjithashtu ka ndarë fotot dhe videon e saj mahnitëse të dasmës, duke ndarë një pamje ekskluzive intime në ditën e saj të veçantë. /Insajderi.com