Covid-19 ka bërë që ekonomia amerikane të përjetojë rënien më të madhe në dekada

Covid-19 ka bërë që ekonomia amerikane të përjetojë rënien më të madhe në dekada

Ekonomia e SHBA-ve është zvogëluar për 32.9% që nga muaji prill deri në muajin qershor, për shkak të reduktimeve të bëra për shkak të pandemisë.

Kjo është ulja më e thellë që është përjetuar, prej që qeveria filloi të regjistrojë të dhënat në 1947 dhe tre herë më e rëndë se sa rekordi i vendosur në 1958, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Shpenzimet e reduktuara në shërbime si ato shëndetësore  e kanë nxitur këtë rënie. Ekonomistët kanë thënë se ata prisnin të shihnin këtë rënie në qerek mujorshin e dytë.

Por ndërkohë që rastet me Covid-19 në SHBA janë duke u rritur dhe disa vende kanë rikthyer kufizimiet në aktivitete, kanë rezultuar me rënie të ekonomisë.

Më shumë se 1.4 milion njerëz kanë shkruar ankesa për papunësi javën e kaluar, numër ky që është rritur.

Jerome Powell, drejtor i Bankës Qëndrore të Amerikës ka paralajmëruar për këtë, duke e përshkruar këtë rënie ekonomike si prej më të rëndave që kemi përjetuar.

Ai ka këshilluar qeverinë amerikane të ndihmojë bizneset dhe firmat e vogla që janë në krizë.

Fondi Internacional Monetar ka parashikuar që ekonomia globale do të përjtojë rënie në 4.9%./Insajderi.com