Covid 19 mund të ndikojë në rritjen e numrit të vdekjeve nga kanceri 

Covid 19 mund të ndikojë në rritjen e numrit të vdekjeve nga kanceri 

Duket se të këqijat e Covid 19 nuk kanë të ndalur. Studiuesit në Britani, kanë thënë se situata e krijuar me Covid 19, do të ndikojë në rritjen e numrit të vdekurve nga kanceri. 

Sipas BBC, janë bërë disa hulumtime, të cilat kanë treguar se për shkak të situatës me Covid 19, janë zvogëluar në masë të madhe shërbimet për zbulimin dhe trajtimin e kancerit në Angli dhe kjo do të qoj në rritjen e numrit të vdekjeve sepse zbulimi i hershëm ka përqindjen shumë më të madhe të trajtimit të suksesshëm, se sa zbulimi në fazat e vona, transmeton Insajderi. 

Sipas këtij studimi, pritet që të ndodhin 3400 vdekje në 5 vitet e ardhshme në gjithë Britanin, shkaku i kësaj situate. Llojet e kancerit që pritet të rritin numrin e vdekjeve janë ai i gjirit, ezofagut dhe ai i mushkërive, pasi këto lloje të kancerit, nëse zbulohen në fazat e hershme, e kanë përqindjen më të lartë të shërimit./Insajderi.com