COVID-19 në Kosovë: 20 të vdekur e mbi 900 raste të reja

COVID-19 në Kosovë: 20 të vdekur e mbi 900 raste të reja

20 pacientë të infektuar me Coronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë testuar shtatë mijë e 384 mostra, prej tyre 932 kanë rezultuar pozitivë.

Janë shëruar 962 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114 mijë e 661.

Në total numri i rasteve aktive është 26 mijë e 525./Insajderi.com