Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, 11 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Gjatë kësaj periudhe janë bërë 700 testime dhe janë regjistruar 83 raste të reja të infeksionit.
Prej rasteve të reja 44 janë në Shkup, Kumanovë 3, Dibër 2, Shtip 5, Prilep 6, Tetova 3, Veles 4, Manastir 5, Kavadar dhe Gostivari nga 1 rast, Strumicë 2, Negotinë 3 dhe nga një rast në Kriva Pallankë, Dellçevë, Resnjë dhe Kratovë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Të hënën Instituti i Shëndetësisë Publike regjistroi edhe 419 pacientë të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut gjithsej me COVID-19 janë diagnostifikuar 81 mijë e 804 persona, ndërsa prej tyre 59 mijë e 650 janë shëruar dhe dy mijë e 456 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 19 mijë e 698./Insajderi.com