COVID-19 në Shqipëri: 15 viktima dhe mbi një mijë raste të reja

COVID-19 në Shqipëri: 15 viktima dhe mbi një mijë raste të reja

15 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri, bëjnë të ditur autoritetet shëndetësore.

Ndërkohë, shifrat e të infektuarve vazhdojnë të jenë të larta. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar një mijë e 39 raste të reja të infeksionit, nga gjithsej tre mijë e 258 testime të kryera.

Instituti i Shëndetësisë Publike ka regjistruar 989 pacientë të shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 64 mijë e 318 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 656 pacientë, 48 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.

Gjithashtu gjatë së hënës 937 janë vaksinuar kundër Coronavirusit./Insajderi.com