COVID-19 në Shqipëri: 18 raste pozitive, asnjë i vdekur

COVID-19 në Shqipëri: 18 raste pozitive, asnjë i vdekur

Asnjë viktimë dhe 18 raste të reja janë regjistruar me Coronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se gjatë kësaj periudhe janë kryer tre mijë e 621 testime.

Numri më i lartë është regjistruar në Shkodër me 7 raste të reja, 4 në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Elbasan, Lezhë, Kamëz, Peqin.

Aktualisht janë 124 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,067 që nga fillimi i epidemisë./Insajderi.com