Covid 19 përveç mushkërive, dëmton seriozisht edhe këto organe të tjera

Covid 19 përveç mushkërive, dëmton seriozisht edhe këto organe të tjera

Studimet dhe hulumtimet që kanë arritur të bëhen deri më tani, tregojnë se virusi fatkeqësisht po dëmton edhe organet e tjera, përveç mushkërive.

“Ne menduam se është vetëm një virus që sulmon organet e frymëmarrjes, por u gabuam” tha Dr Eric Topol, kardiolog në institutin e kërkimeve në California, raporton Reuters, transmeton Insajderi.

“Covid 19, pas dëmtimeve të mushkërive, shkon pas trurit, zemrës, mëlçisë, veshkave etj” shtoi Dr.Eric Topol.

Sipas këtyre studimeve, pengesat në frymëmarrje, çrregullojnë qarkullimin e gjakut, rrjedhimisht fillon dëmtimi i organeve të tjera. Gjithashtu janë konfirmuar edhe dëmtimet neurologjike, humbje e ndjesisë, shijes etj./Insajderi.com.