COVID-19: Rekord vdekjesh në Gjermani

COVID-19: Rekord vdekjesh në Gjermani

Gjermania po e rishqyrton një mbyllje të dytë para Krishtlindjes pasi janë shënuar numra të rinj rekord me 585 vdekje dhe 29 mijë e 875 infeksione brenda ditës – numri më i lartë prejse ka filluar pandemia, njofton Insajderi.

“Duhet të reagojmë urgjentisht. Duhet të bëjmë më shumë se sa e kishim planifikuar fillimisht”, ka thënë ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier, shkruan BBC.

Edhe Rusia e Ukraina kanë njoftuar për numra rekord këtë të premte.

Gjermania në anën tjetër ka qenë në mbyllje të pjesshme qysh nga fillimi i nëntorit, duke mbyllur lokalet, restorantet dhe vende të tjera të argëtimit.

Por, ishte planifikuar një zbutje e këtyre masave në fillim të Krishtlindjeve.

Megjithatë, rritja e infektimeve ka alarmuar zyrtarët kryesorë, të cilët e kanë përshkruar situatën si “ekstremisht fragjile”./Insajderi.com