Covid-19: Sa herë mund të përdorni maskën e njëjtë?

Covid-19: Sa herë mund të përdorni maskën e njëjtë?

Që nga koha kur është shfaqur Covid 19, maska është ndoshta fjala më e përdorur në gjithë botën. Në shumë shtete të botës, duke përfshirë edhe shtetin tonë, vendosja e maskës është bërë e obligueshme.

Por e dini sa herë duhet përdoret maska e njëjtë?

The Scotsman, ka publikuar disa hulumtime të ekspertëve të sëmundjeve infektive të cilët kanë dhënë rekomandimet e tyre në lidhje me detajet e përdorimit të maskave. Ata këshillojnë që maskat të ndërrohen sa më shpesh që është e mundur, transmeton Insajderi.

“Varet shumë se çfarë lloji të maskave po përdorni, por, maskat kirurgjike mund të përdoren vetëm njëherë dhe nuk bënë assesi të pastrohen e të përdoren prapë. Maskat e materialeve të tjera edhe mund të ripërdoren, por ato duhet të pastrohen paraprakisht, madje edhe nëse e përdorë për vetëm disa minuta” thonë ekspertët nga hulumtimet.

Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH), ka rekomanduar zëvendësimin e shpeshtë të maskave dhe prerazi ka ndaluar ripërdorimin e maskave kirurgjike./Insajderi.com.