COVID-19: Trump anulon një pjesë të kongresit parazgjedhor të partisë

Presidenti amerikan do ta anulojë kongresin e partisë republikane shkak i coronavirusit.

COVID-19: Trump anulon një pjesë të kongresit parazgjedhor të partisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka anuluar një pjesë të kongresit parazgjedhor të Partisë Republikane në Florida si rezultat i përhapjes së madhe të coronavirusit në Shtetetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nuk është koha e duhur për këtë,” tha Trump.

Por, ai prapë do të mbajë një fjalim kongresi në një formë tjetër, raporton BBC, transmeton Insajderi.com.

Ky anulim i Trump-it vjen në kohën kur kur numri i rasteve me COVID-19 në SHBA kaloi katër milion.

Një pjesë e kongresit do të shkojë në Karolinën e Veriut, ku Trump do të emërohet zyrtarisht si kandidat për presidenti nga Partia Republikane.

Ngjarja e shkurtuar në gjysmë dite, do të mbahet në 24 gusht në qytetin Charlotte, vendi origjinal i kongresit

Presidenti amerikan e ndërroi vendndodhjen në Jacksonville, Florida pasi guvernatori Demokratik i Karolinës së Veriut insistoi në maj të kufizonte madhësinë e turmës në kongres, për shkak të distancës sociale si domosdoshmëri kundër COVID-19. /Insajderi.com/