CR7 futbollisti i parë miliarder, por kush janë tre sportistët tjerë me të njëjtin epitet?

CR7 futbollisti i parë miliarder, por kush janë tre sportistët tjerë me të njëjtin epitet?

Më 5 qershor 2020, Cristiano Ronaldo u bë futbollisti i parë miliarder në histori. Këtu llogariten të hyrat nga karriera si futbollist, e jo të ardhurat e trashëguara.

Portugezi ka lënë kështu në hije Leo Messin edhe në këtë aspekt, duke marr primatin për tu bërë miliarder, ndonëse është 35 vjeç.

Por, sulmuesi i Juventus nuk është sportisti i vetëm në listën e sportistëve miliarderë, pasi i pari ishte lojtari i golfit Tiger Woods që këtë epitet e arriti në vitin 2009.

I dyti është Michael Jordan, duke arritur pasuri me dhjetë shifra në vitin 2014-të, kryesisht paratë janë fituar nga kompania Nike që ka marrëveshje të përjetshme me M.J.

Para Cristiano Ronaldo, ishte boksieri Floyd Mayweather që në vitin 2017-të e arriti miliardin.
Po atë vit, vetëm nga lufta kundër Conor McGregor i ka fituar rreth 275 milion dollar.

 

Insajderi.com