Cristiano Ronaldo arrinë marrëveshje personale me Manchester Cityn

Cristiano Ronaldo arrinë marrëveshje personale me Manchester Cityn

Cristiano Ronaldo shumë shpejtë mund të transferohet te Manchester City, transmeton Insajderi.com

Kjo pasi sipas raportimeve të fundit nga media ndërkombëtare, Ronaldo ka arritur marrëveshje personale me “Citizens” dhe është vetëm një hap larg transferimit të tij te skuadra angleze.

Portugezi kishte shfaqur pakënaqësit e tij te Juventus që nga përfundimi i edicionit të kaluar, pas rikthimit të Maximiliano Allegrit në stolin e “Zonjës së Vjetër”.

Pakënaqësit e tij vazhduan gjatë pothuajse gjitha afatit kalimar, ku vazhdimisht u raportua se ishte në kërkim të një skuadre të re.

Ditët e fundit u përfol se përfaqësuesit e tij i kishin ofruar shërbimet e Ronaldos, Manchester Cityt, ndërsa gjatë së enjtes kishin zhvilluar takim me krerët e skuadrës angleze.

Në seancën stërvitore të së enjtes, 36-vjeçari ishte i pari që u largua nga stërvitjet, gjë që nuk kishte ndodhur më parë e çka la të nënkuptohet se largimi i tij nga skuadra italiane ishte i pashmangshëm.

Cristiano Ronaldo është pjesë e Juventus që nga vitit 2018 kur u transferua nga Real Madrid për 100 milionë euro./Insajderi.com