“Cristiano Ronaldo duhet të ishte në burg, mashtrimi fiskal krim i rëndë”

“Cristiano Ronaldo duhet të ishte në burg, mashtrimi fiskal krim i rëndë”

Karidad Gomez Mourelo, përgjegjësi për sektorin e mashtrime fiskale në qeverinë spanjolle, lëshon disa akuza të forta në drejtim të ylli portugez të Realit.

Ai shprehet se krimi i Ronaldos është shumë i rëndë, dhe tashmë duhet të ishte i rrethuar nga muret e qelisë së burgut.

“Mashtrimi fiskal i Cristiano Ronaldos është një krim shumë i rëndë. Në këto momente që flasim, ka shumë persona që kanë bërë evazion fiskal vetëm 125 mijë euro, dhe gjenden prapa hekurave” – u shpreh Mourelo.

Ndaj Ronaldos, vazhdon gjykimi me akuzën për evazion fiskal, të llogaritur në 14.7 milionë euro. Gjithsesi, kjo akuzë është kundërshtuar nga ylli portugez, duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë.