Cristiano Ronaldo: Katar 2022 do të jetë botërori im i fundit

Cristiano Ronaldo: Katar 2022 do të jetë botërori im i fundit

Përpara sfidës me Francën, e cila po luhet aktualisht, ylli portugez i futbollit u shpreh se mendon të luajë për herë të fundit një Kupë Bote, e cila sipas tij do të jetë edicioni i Katarit pas dy vitesh, njofton Insajderi.

“Shumë mirë për mua. Pres që Katari 2022 të jetë edicioni i fundit të Kupës së Botës që unë luaj. Shkoj shpesh me pushime në Katar dhe në Dubai. Jam i lumtur sepse do të jetë Botërori im i fundit që luaj”, u shpreh fituesi i 5 herë fituesi i “Topit të Artë”.

Në karrierë Ronaldo ka luajtur 4 Botërorë (2006, 2010, 2014 dhe 2018). Deklarata e tij e fundit i ka hidhëruar tifozët e futbollit të cilët shpresojnë që ai të luajë deri në moshën 40-vjeçare. /Insajderi.com