Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord

Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo ka vendosur një tjetër rekord në futboll, pasi u bë futbollisti i parë që ka shënuar 50 gola në fazën e eleminimeve të Ligës së Kampionëve.

Ylli i Real Madridit realizoi golin e tij të 50-të në fazën e eleminimeve në ndeshjen ndaj Atletico Madridit, raporton Insajderi.

Ndeshja Real Madrid – Atletico Madrid po zhvillohet momentalisht dhe skuadra e Cristiano Ronaldos po avancon në rezultat 1-0 falë golit të shënuar nga ai.

Kjo ndeshje është e vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. /Insajderi.com