
Skuadra futbollit nga Serbia Crvena Zvezda, do të zhvilloj sot një ndeshje miqësore në Graqanicë në ora 16:00 kundër skuadrës lokale.
Por siç raportojnë mediet e serbe, skuadra nga Beogradi ka pasur mjaftë vështirësi për të hyrë në Kosovë, përcjell Insajderi.
Siç raporton B92, skuadra e Crvena Zvezda ka pritur për orë të tëra në Merdar për të i’u lejuar futja në Kosovë.
Fillimisht ishte raportuar se Kosova nuk ka lejuar të futen skuadrën e kuqe nga Beogradi, gjë që kishte bërë që skuadra të kthehet prapa por më pastaj siç raportojnë mediet në Serbi, Kosova ka lejuar që klubi të futet në Kosovë.
Crvena Zvezda edhe gjatë viteve të kaluara kishte zhvilluar ndeshje miqësore para sezonale në Graqanicë, ku qëllimi i kësaj ndeshje është argëtimi i tifozëve në Graqanicë./Insajderi.com