Çun Lajçi sulmon LDK-në – dy anëtarët e saj i quan tradhëtar

Çun Lajçi sulmon LDK-në – dy anëtarët e saj i quan tradhëtar

Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi ka dhënë qëndrimin e tij për zgjedhejt e 6 tetorit.

Lajçi përmes një postimi të tij në “Facebook”,  ka thënë se Rugova duhet ta votojë Lëvizjen “Vetëvendosje”, respektivisht Ali Lajçin.

“Tani ka ardh kohë e re me njerëz të rinjë e sakrifica të reja, tani është koha e Alisë”, është shprehur Lajçi, përmes vargjeve të poezisë.

Madje, ai nuk ka kursyer të jep kritika edhe në drejtim të dy deputetëve të LDK-së, Naser Rugovës dhe Ramiz Kelmendit.

Lajçi, të dy deputetët i quan tradhëtar.

“Ai asht bajraktari i sakrificës që s’e votoi tradhëtinë si Naser Rugova, As si Ramiz Kelmendi”, thuhet në poezinë e tij.