Dacid Go8lin është artistja dhe modelja shqiptare ‘queer’ e cila ka publikuar këngën “Repeat”

Dacid Go8lin është artistja dhe modelja shqiptare ‘queer’ e cila ka publikuar këngën “Repeat”

Artistja shqiptare jo-binare Dacid Go8lin së fundmi ka publikuar videkolipin për këngën e saj të re “Repeat”, që vjen si paralajmërim i EP-së së saj të ardhshme “It’s Your Birthday”, që do të publikohet me 6 nëntor, e cila është dedikim për ish të dashurën e saj.

Videoklipi është një tjetër projekt nga artistja emri i vërtetë i së cilës është Dafina Sylejmani përmes të cilës prezantohet dhe vlerësohet kultura queer, më specifikisht imazhi trupor dhe thyerja e roleve gjinore, njofton Insajderi.

“Kënga ka të bëjë me fuqizimin e vetvetes, zhytja thellë në vetvete derisa të lëshosh çdo mendim që po të zhytë poshtë derisa arrinë në paqe me atë që je dhe atë që bën” u shpreh Duffy për Dylberizm. “Unë e quaj atë soundtrack-un e paqes sime të brendshme dhe videoja përfaqëson identitetin tim jo binar, realitetin tim, njerëzit e mi dhe seksualitetin tim. Unë do të thoja “free the nipples felisha” dhe jini vetvetja aq sa ju mundeni sepse ju jeni të dashur ashtu siç jeni.”/Insajderi.com

Burimi : Dylberizëm