Daçiq: Amerika nuk do të vendosë sanksione ndaj Serbisë

Daçiq: Amerika nuk do të vendosë sanksione ndaj Serbisë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha sot pas takimit me Tomas Zarzeckin, drejtor i Departamentit Amerikan të Shtetit për Zbatimin e Sanksioneve, se nuk do të ketë sanksione amerikane ndaj Serbisë.

Ai u tha gazetarëve se Zarzecki ishte i kënaqur me atë që kishte dëgjuar në Beograd, posaçërisht siç tha ai “mesazhin politik të udhëheqjes më të lartë shtetërore të Serbisë” dhe se sipas Daçiqit ” ai dëshironte marrëdhënie të hapura dhe nuk kishte asgjë për të fshehur”, tha Daçiqi.

Emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, kishte paralajmëruar Serbinë javën e shkuar se blerja e armatimit rus paraqet rrezik për sanksione amerikane.