Daçiq: Edhe një vend do ta tërheqë njohjen e Kosovës

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se shpreson që për dy-tri ditë do të mund të kumtojë se edhe një vend e ka tërhequr njohjen e Kosovës, e që do të jetë vendi i 14 që e ka bërë këtë.

Daçiq: Edhe një vend do ta tërheqë njohjen e Kosovës

Daçiq në Kuvendin e Serbisë ka thënë se “prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës e gjer në vitin 2012, Kosovën e kanë njohur 84 vende, dhe se prej vitit 2014, kur ai u bë ministër i jashtëm, shtatë vende e kanë njohur ndërsa 13 të tjerë e kanë tërhequr njohjen”.

“Për një apo dy ditë do të mund të kumtojë edhe për vendin e 14-të”, ka thënë Daçiq.

Duke folur për krizën në Venezuelë, Daçiq ka thënë se udhëheqja e saj është një prej atyre të cilët më së shumti e kanë përkrahur Serbinë në lidhje me Kosovën.

Duke përmendur atë se Juan Guaido është shpallur për president të Venezuelës në vend të Nicolas Maduros, Daçiq ka thënë se “nuk është në interesin tonë që në pushtet të vjen dikush i cili do ta njohë Kosovën”, dhe ka shtuar se Guaido tashmë e ka kontaktuar ministrin e jashtëm të Kosovës Behgjet Pacolli.

“Ne e vazhdojmë luftën tonë për tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës”, ka përfunduar Daçiq./Insajderi.com.