Daçiq kësaj here thotë se nuk do të ketë marrëveshje me Kosovën

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se “deri te marrëveshja me Kosovën nuk do të vijë pasi shqiptarët nuk e duan këtë”.

Daçiq kësaj here thotë se nuk do të ketë marrëveshje me Kosovën

Ai ka deklaruar për televizionin serb BN se tregimi për përkufizim nuk ekziston prej dje porse është i sigurt se Prishtinë këtë nuk do ta pranojë.

“Kur ata thonë kompromis në perëndim, mendojnë se ne duhet ta njohim Kosovën, ne mendojmë se gjithkush duhet të merr nga pak prej asaj që nuk dëshiron, nëse nuk duan, nuk do të ketë marrëveshje dhe pozita jonë këtu është shumë e qartë”, ka thënë Daçiq.

Ai ka deklaruar se Gjermania dhe Britania e Madhe po e nxisin kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn që të mos shfuqizojë taksat ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Dikush mendon se Haradinaj është trim, mirëpo ata asgjë nuk bëjnë pa përkrahje nga jashtë. SHBA nuk lejon që Serbia të jetë konstruktive, dhe që për Kosovën të jetë keq, sepse kjo e rrënon konceptin e tyre”, pretendon Daçiq./Insajderi.com.