Daçiq konfirmon se Burundi e ka tërhequr njohjen e Kosovës

Daçiq konfirmon se Burundi e ka tërhequr njohjen e Kosovës

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka falënderuar sot Burundin, për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Shefi i diplomacisë së Burundit Alan Aime Njamitve pas bisedimeve me Daçiqin ka thënë se ministria e tij e Jashtme ka shqyrtuar nëse vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës ka qenë në përputhje me politikën e jashtme të vendit të tij.

“Jam i lumtur sepse kam pranuar një dokument për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Burundi”, ka thënë sot Daçiq, shkruan Novosti.