Daçiq: Në Reçak nuk ka pasur gra e fëmijë me koka të prera

Daçiq: Në Reçak  nuk ka pasur gra e fëmijë me koka të prera

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, thotë se i tërë intervenimi i komunitetit ndërkombëtar në Kosovë dhe bombardimi i Serbisë më 1999 ka qenë i bazuar dhe siç ka thënë ai në gënjeshtra.

Sipas tij krejt kjo ka qenë një storie e organizuar që nga formimi i UÇK-së.

“Ka qenë një storie e organizuar që nga formimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) deri në legjitimimin e objektivat të tyre”, ka thënë ai.

Për krejt këtë Daçiq e fajëson ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, për të cilin thotë se është kreator i “një motivi të rremë për bombardimin e NATO-s” – ndërsa “gënjeshtrat për ngjarjet në fshatin Reçak vetëm kanë shërbyer për të arsyetuar intervenimin e komunitetit ndërkombëtar”.

“Ata vetëm po prisnin për ndonjë ngjarje për të nxitur komunitetin ndërkombëtar që të intervenojë ushtarakisht. Reçaku i ka shërbyer këtij qëllimi… Nuk po them se komuniteti ndërkombëtar nuk është dashur ta luajë rolin e tij, por nuk është dashur të gënjejë”, ka Daçiq, njofton agjencia e lajmeve serbe Beta.

Më tutje Daçiq ka mohuar akuzat për “prerje kokash të fëmijëve dhe grave” në Reçak dhe ka theksuar se atje nuk janë vrarë civilë.

“Nuk ka pasur gra e fëmijë, nuk ka pasur masakër”, ka thënë ai.

Daçiq nuk e ka mohuar se ka pasur njerëz të vdekur dhe se ka pasur viktima por se ngjarjet në Kosovës janë ekzagjeruar.

Kujtojmë se masakra Reçakut ka ndodhur më 15 janar të vitit 1999, ku u vranë mbi 45 civilë shqiptarë./Insajderi.com