fbpx

Daçiq për sulmin ndaj Çitakut: Kush më godet me gurë, unë atë me lule, por në saksi

Shefi i diplomacisë së Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se “është i gatshëm t’i pranojë koncesionet për veprimet e tij, nëse vlerësohet se ka vepruar gabimisht” kur i ka shkuar prapa ambasadores së Kosovës Vlora Çitaku dhe e ka fyer pas seancës së paradokohshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Daçiq për sulmin ndaj Çitakut: Kush më godet me gurë, unë atë me lule, por në saksi

“Kam reaguar si çdo njeri “i ndershëm” ndaj gënjeshtrës”, ka thënë Daçiq për televizionin serb Pink, duke folur për reagimin e tij të ulët dhe të paedukatë ndaj Çitakut e cila ka deklaruar se Serbia e ka kolonizuar Kosovën.

Siç ka pretenduar, “përse mërziten njerëzit se çfarë ka thënë dikush pas seancës, a ka dëgjuar dikush se çfarë flitet pas seancës”.

Daçiq ka theksuar se në mënyrë diplomatike veprohet ndaj diplomatëve, dhe “nëse dikush gënjen, ai nuk do ta kthejë faqen tjetër”.

“Nëse dikush më gjuan me gurë, unë nuk do ta gjuaj me lule, bën por nëse ajo është në saksi”, ka thënë Daçiq./Insajderi.com.