Daçiq s’e beson se BE-ja do ta prezantojë një marrëveshje finale me Kosovën – ashtu siç po raportojnë mediat serbe

Njohja e Kosovës mund të kërkohet nga Serbia në një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Daçiq s’e beson se BE-ja do ta prezantojë një marrëveshje finale me Kosovën – ashtu siç po raportojnë mediat serbe

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia nuk është e vetëdijshme që ka një projekt-marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila do t’u dorëzohet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ashtu siç po raportojnë disa media në Serbi, por nëse veç ka, atëherë Aleksandër Vuçiq “do t’i përgjigjet këtij propozimi në përputhje me interesat kombëtare serbe”, njofton Insajderi.

Daçiq po fliste për një raportim të gazetës serbe, Vecernje Novosti, e cila njoftoi mbrëmë, duke iu referuar disa burimeve diplomatike, se delegacionit të Serbisë dhe delegacionit të Kosovës, të cilët do të udhëtojnë në Bruksel për bisedime të udhëhequra nga i dërguari i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak të enjten, do t’iu dorëzohet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila nënkupton njohjen de-fakto të Kosovës nga Serbia.

Daçiq, duke folur në Televizionin Publik të Serbisë, pohoi se “është shumë e çuditshme të të flitet tani për një projekt-dokument”.

“Paraqitja e një dokumenti tani, në këtë fazë të dialogut do të ishte një surprizë, veçanërisht sepse nuk jemi njoftuar se do të ndodhë diçka e tillë. Pastaj as Vuçiq nuk është i pranishëm atje”, ka deklaruar Daçiq./Insajderi.com