fbpx

Daçiq: Serbia merr pjesë në takimin e Parisit me kusht që Kosova t’i heqë taksat

Sipas fjalëve të ministrit të jashtëm të Serbisë, “vendi i tij do të merr pjesë në takim në Paris vetëm nëse Prishtina i heqë taksat ndaj prodhimeve serbe, mirëpo është pikëpyetje se a mund të lejojë presidenti francez Emmanuel Macron që fjala e tij të mos respektohet në raport me një Haradinaj”.

Daçiq: Serbia merr pjesë në takimin e Parisit me kusht që Kosova t’i heqë taksat

“Trump, Merkel, Macron, Mogherini, të gjithë po dridhen dhe askush nuk mund t’i bëjë asgjë një Haradinajt. Dhe të gjithë presin që ne të besojmë në këtë përrallë”, ka thënë Daçiq për RTS. Ai ka përkujtuar se “presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq disa herë ka theksuar se Beogradi është i gatshëm të bisedojë vetëm me kusht që të hiqen taksat”.

Sipas fjalëve të Daçiqit, “nuk janë të gjithë në botë të kënaqur me iniciativën e Parisit dhe Berlinit, dhe se Uashingtoni shikon prej së largu dhe pret të kyçet, nëse këta nuk arrijnë sukses”.

“Në këtë moment është vështirë të thuhet se a do të ketë takim apo jo. Natyrisht se Serbia do të merr pjesë, ne kemi marrë pjesë gjithkah, mirëpo çështja është se a mund të lejojë Macron që fjala e tij të mos ketë asnjë rëndësi në raport me një Haradinaj”, ka thënë Daçiq./Insajderi.com.