Daçiq shkakton incident diplomatik, Kina ia kthen shpinën Serbisë?

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq sjellë në pikëpyetje vizitën e ardhshme në Kinë, për shkak të situatës në atë vend.

Daçiq shkakton incident diplomatik, Kina ia kthen shpinën Serbisë?

Zyrtarët e Kinës janë të zemëruar në ministrin e jashtëm të Serbisë Ivica Daçiq sepse konsiderojnë se ai po shmangë udhëtimin në këtë vend, shkruan gazeta serbe Kurir, duke u thirrur në burimet diplomatike.

“Deklarata e Daçiqit se po e planifikon udhëtimin, por po mendohet seriozisht për atë se si të kthehet nga Kina për shkak të koronavirusit dhe karantinës për gjithë ata të cilët kthehen nga rajoni i rrezikuar, i ka tërbuar zyrtarët kinezë të cilët konsiderojnë se ai në këtë mënyrë e ka poshtëruar Kinën dhe ka sjellë pikëpyetje miqësinë kinezo-serbe”, shpjegon burimi i gazetës.

“Përqeshja e hapur e Kinës, e cila ka qenë përkrahë Serbisë edhe në kohën e bombardimeve të NATO-s, në këto momente të vështira për Kinën, është turp për një shef të diplomacisë edhe atë të Serbisë. Kina më nuk do ta konsiderojë mik të vendit, raportet e saja ndaj Ivica Daçiqit do të ndryshojnë në mënyrë dramatike”, thotë burimi.

Ai thekson se Kina këtë nuk do ta tregojë menjëherë, mirëpo siç është praktika në diplomaci, më vonë do të demonstrojë këtë nëpërmes veprimeve të saja.

Të përkujtojmë, Daçiq, në mes tjerash ka thënë se nuk është vetëm çështja si të shkojë në Kinë, duke marrë parasysh suspendimet e fluturimeve në këtë vend, por do të jetë më e vështirë çështja se si të kthehet nga Kina, duke marrë parasysh se karantina zgjatë 14 ditë.

“Procedura e shpalljes së zgjedhjeve do të fillojë më 4 mars. Merrni me mend që unë të jem në izolim, e nuk ka kush për ta nënshkruar listën për pjesëmarrje në zgjedhje”, ka thënë Daçiq./Insajderi.com.

Shiko edhe: