Daçiq: Socialistë nuk do të tradhtojnë serbët në Kosovë

Daçiq: Socialistë nuk do të tradhtojnë serbët në Kosovë

Kryetari i SPS Ivica Daçiq, gjatë një takimi sot në Beograd me përfaqësuesit serbë të kësaj partie në Kosovë, tha se socialistët kurrë nuk do t’i braktisin serbët e Kosovës.

Daçiq shtoi se partia që ai drejton do të vazhdojë ta mbështesë dhe ndihmojë serbët për mbijetesë.