fbpx

Daçiq: Tani është momenti i më i mirë për zgjidhje të çështjes së Kosovës

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka vlerësuar sot se tani është momenti i duhur në planin ndërkombëtar që të bëhen përparime në zgjidhjen e “çështjes së Kosovës”, sepse, siç ka thënë ai, “është pikëpyetje se si do të zhvillohet situata në SHBA pas zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në SHBA”.

Daçiq: Tani është momenti i më i mirë për zgjidhje të çështjes së Kosovës

Duke folur në televizionin serb Pink, ai ka thënë se “duhet shfrytëzuar këtë kohë për të arritur marrëveshje për Kosovën” sepse siç ka thënë, “mund të kthehet në pushtet në Amerikë administrata e cila ishte e keqe për ne”.

“Ajo administratë nuk ka qenë aq e Obamas sa ka qen  e Clintonit. Shtrohet pyetje se sa do të ishte për ne i mirë kthimi i Bidenit apo i dikujt tjetër nga ato qarqe”, ka thënë Daçiq.

Sipas fjalëve të tij, liderët e shqiptarëve të Kosovës po presin që këto ndryshime të ndodhin.

“Për ne është edhe ky opsion, por mendoj se ata kurrë nuk do të arrijnë të bëhen anëtarë të Interpolit, UNESCO-s, e të mos flas për anëtarësim në Kombet e Bashkuara”, ka kërcënuar përsëri ministri serb dhe ka vazhduar se “së shpejti më pak se gjysma e numrit të anëtarëve të KB do ta njohin Kosovën si shtet i pavarur”./Insajderi.com.