Daçiq thotë se “ndarja e Kosovës” është opsion i mundshëm

Daçiq thotë se “ndarja e Kosovës” është opsion i mundshëm

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se është herët të flitet për ndarjen e Kosovës pasi që këtë e ka thënë ai “vetëm si një prej ideve”.

“Tek ne ka më shumë të atillë që mendojnë se Kosova është humbur dhe se dialogu i brendshëm po bëhet për të pranuar Kosovën. Ky nuk është qëllimi i dialogut”, ka thënë Daçiq para gazetarëve ku po shënohej 14 vjetori i vrasjes së fëmijëve serbë në Gorazhdevc, shkruan gazeta serbe Blic.

Ai ka shtuar se qeveria e tanishme, e as presidenti i Serbisë, nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Daçiq ka thënë po ashtu se nuk ka as kufi mes Serbisë e Kosovës dhe ka pyetur se “kur është njohur ajo [Kosova] ndërkombëtarisht”. /Insajderi.com