Daçiq thotë se Vuçiq e refuzoi brutalisht letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Daçiq thotë se Vuçiq e refuzoi brutalisht letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq “ka refuzuar brutalisht” dokumentin që siç thonë pala serbe, iu është dorëzuar në tavolinë me një pikë ku kërkohej njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Insajderi.

Kryediplomati serb thotë se është e vërtetë që një dokument i tillë u dorëzua në tavolinë, por që për Serbinë ishte e papranueshme.

“Është e vërtetë pati dokument me të gjitha këto propozime, pika 10, ishte në tryezën e negociatave, e cila, sipas informacionit që mora nga niveli më i lartë i delegacionit në Ëashington, u refuzua brutalisht”, tha Daçiq në TV Pink, transmeton Insajderi.

Daçiq gjithashtu e ka quajtur këtë një nevojë për unitet politik dhe shtetëror sepse sipas tij është shumë e rëndësishme që Serbia të jetë e qëndrueshme politikisht.

Lidhur me këtë dokument për të cilin pala serbe në dialog po deklarohet vazhdimisht, ka folur edhe I Dërguari I Posaçëm I SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili tha se nuk është e vërtetë. /Insajderi.com